Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Daci

Kosova

Sot i jepet lamtumira e fundit zëvendësministrit Daci

Më: 26 janar 2019 Në ora: 15:55
Pamje nga Bezovica

(E plotësuar) - Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën nga një ortek bore në Brezovicë, sot do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në varrezat e qytetit të Prishtinës do të bëhet në ora 13:00.

Arian Daci humbi jetën dje në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

***

Për të nderuar zëvendësministrin e Diasporës, Arian Daci, i cili ka humbur jetën sot nga një ortek bore në Brezovicë, nesër do të zhvillohen disa aktivitete mortore.

Për të nderuar djalin e akademikut Nexhat Daci, në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe, ndërsa në Ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Arian Daci humbi jetën sot në Brezovicë, derisa ishte duke skijuar u godit nga një ortek bore. Së bashku me Dacin ishte edhe një shok i tij, por ai i ka mbijetuar ortekut.

Prokurori për vdekjen e Dacit: Tragjedia ka ndodhur jashtë pistës së skijimit

Prokuroi i rastit në Komunën e Ferizajt, Burim Qerkini ka folur sonte në Brezovicë se si ka ndodhur tragjedia, në të cilën ka humbur jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.

Ai ka njoftuar se janë kryer gjitha ekzaminimet e trupi i të ndjerit. Por, për shkak të gjendjes dhe terrenit të vështirë, nuk kanë mundur të shkojnë tek vendi i ngjarjes. Për shkak të këtyre rrethanave, prokurori u shpreh se qendra e skijimit do të qëndroi e mbyllur për tre dite.

“Janë kryer gjitha ekzaminimet tek trupi, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe tani gjendjes që jemi në mbrëmje, nuk kemi mundur te shkojmë në vendin e ngjarjes. Këto do të bëhen nesër nga një grup i hetuesve së bashku me forenzikën dhe kështu do të dihet realisht se çka ka ndodhur sot. Vdekja e të ndjerit ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i njëjti pas ardhjes këtu të forenzikës nga ana e Policisë rajonalë të Ferizajt është nisur për në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë. Për shkak të këtyre hapave hetimor që duhet të ndërmerren, sot, nesër dhe pasnesër është mbyllur qendra e skijimit deri në një vendim tjetër. Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me skijim është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha Qerkini.

Image

***

Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, Ilir Morina ka njoftuar se pas humbjes së jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, është marrë vendim që të mbyllet qendra e skijimit në Brezovicë për dy ditë, në mënyrë që të vazhdohen hetimet, por edhe për shkaqe sigurie.

Trupi i të ndjerit Daci, para pak minutash është nisur për në Prishtinë, ku do të dërgohet në Mjekësinë Ligjore.

Morina pasi i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, ka theksuar se në bashkëpunim me prokurorin, kanë marr vendim për mbyllejn e e Qendrës së Brezovicës.

Morina: Kemi marr vendim që për dy ditë qendra të mbyllet

“Në konsultim me prokurorin Qerkini, kemi marr vendim që për dy ditë qendra të mbyllet, për vazhdimin e hetimeve dhe të situatës, të vërtetimit të çështjeve, dhe masave të cilat kanë munguar ose duhet të merren në të ardhmen. Në fakt Agjencia e Mjedisit mbrëmë ka paralajmëruar, që gjendja është shumë e vështirë, për shkak të reshjeve shumë të mëdha brenda dy-tre ditëve, dhe nuk ka qenë ë e mundur të pastrohen as rrugët, as pista, pra e gjithë qendra, përkundër një angazhimi shumë të madh, janë paralajmëruar. Por dashamirësit e sporteve ekstreme, i din rregullat, por dalin pak jashtë rregullave, kanë shfrytëzuar pjesën jashtë pistës, dhe në ortekun që është krijuar, apo ortekët, i kanë nxënë dy persona, të tjerët jo, kanë qenë grup, dhe fatkeqësisht Zoti Daci ka humbur jetën. Ka intervenuar ekipi që monitoron dhe mbikëqyr... që kanë arritur që të shpëtojnë njërin”, ka theksuar Morina.

***

Tanimë Mjekësia Ligjore e ka marr trupin e të ndjerit, Arian Daci nga një hotel në Brezovicë ku ndodhej deri tani, pasi vdiq si pasojë e një orteku.

Për gjendjen në Brezovicë ka folur drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina.

Ai ka thënë se për shkak të rastit të sotëm, Brezovica do të jetë e mbyllur për dy ditë, derisa të bëhen hetimet.

Image

“Janë gjëra që ndodhin por nuk e kemi prit këtë ndodhi. Përveç që kemi fillua të futemi ngadalë, na kanë bërë me dije se duhet të ngutemi. Në kosultim me prokurorin, morëm vendim që qendra për dy ditë të mbyllet për shkak të situatës dhe masave të cilat mendojmë se duhet të merren në të ardhmen. Mbrëmë në fakt paralajmëruam se gjendja këtu është shumë  e vështirë për shkak të gjendjeve të mëdha dhe ka qenë e pamundur të pastrohen rrugët, pista e gjithë qendra”, ka thënë Morina.

Ai theksoi se paralajmëruan rrezik,  por se dashamirësit e sporteve ekstreme ndonëse i ditën rregullat, i shfrytëzuan pistat.

“Kanë qenë dy orteqe, por njëri prej tyre i ka zënë dy persona, e fatkeqësisht Daci ka mbet pa jetë. Agjencia ka kontraktuar një zyrtare ka dy javë për këtë çështje dhe e shohim se bashkë me grupin kanë arrit të shpëtojnë njërin dhe të gjejnë edhe kufomën pasi ishte vështirë. U mbulua një hektarë me borë, kemi bërë një incizim të gjitha ndërtesave se kush i menaxhon dhe të kujt janë. Do të hartojmë një raport për qeverinë dhe do tia dërgojmë, pasi ka shumë kërkesa për vizitimin e kësaj qendre, e sidomos nga Shqipëria. Të shtunën e të dielën ka mbipopullim dhe është vështirë të menaxhohet”, ka thënë tutje Morina. 

***

Si pasojë e një orteku, në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”, ka humbur jetën Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.

Lajmin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajit.

“Një person me inicialet A.D rreth orës 15:00 ka gjetur vdekjen si pasoj e një orteku të borës në Brezovicë. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësore”, ka thënë Shabani.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka treguar se trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.

Ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte sëbashku me Arianin e një grup tjetër skiatorësh, kanë shpëtuar pasi kanë qenë të pajisur me pajisje mbrojtëse.

Lidhur me vdekjen e tij, kanë shprehur ngushëllime; Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, e shumë politikanë të tjerë…

Disa orë para se të ndodhte orteku, Daci kishte publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me shok, në një lokal të Brezovicës.

Arian Daci, 40 vjeçar, ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ndërkaq ka qenë farmacist me profesion.

Poashtu njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.

Duhet theksuar se në vendin e njëjtë, rreth një vit më parë ka vdekur edhe një person nga Ferizaj.

Vdes djali i Nexhat Dacit nga orteku në Brezovicë

Policia e Kosovës në Ferizaj ka konfirmuar që sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku të borës, ka mbetur i vdekur Arian Daci.

Nënkoloneli Basri Shabani ka thënë se në gjendje të mirë ndodhet personi tjetër që ishte aty, Ardian Bakalli.

 “Konfirmojmë që nga orteku ka ndodh sot, A. D ka humbur jetën. Personi tjetër është në gjendje të mirë. Një ortek i borës e ka zënë personin, viktimën A.D dhe ka ardh deri te humbja jetës”, ka thënë nënkolonel Shabani.

Kujtojmë që sot pas orës 15:00, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Personi që ka humbur jetën është Arian Daci, djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacit.

Image
Fis Nimani, Lorik Bejta dhe Arian Daci

**

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.

“Njëri ka vdekur”, ka thënë një epror i lartë i Policisë së Kosovë.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, ka deklaruar se një ortek bore ka ndodhur në Brezovicë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Sipas tij, ata kanë shkuar në Brezovicë dhe kanë bërë sporte ekstreme jashtë stazhës, gjë që dyshohet se ka shkaktuar ortekun.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat