MI: Kolonat në Brezovicë nuk janë nga bora - Bota Sot
MI: Kolonat në Brezovicë nuk janë nga bora

Kosova

MI: Kolonat në Brezovicë nuk janë nga bora

Më: 26 janar 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se rruga në Brezovicë deri tek qendra e skijimit, është pastruar vazhdimisht nga bora, dhe nuk është bllokuar asnjëherë për qarkullim të automjeteve si pasojë e reshjeve.

Sipas tyre kompania përgjegjëse dhe zyrtarë të MIT, janë në monitorim të kësaj zone, njëjtë sikur edhe të të gjitha rrugëve regjionale, nacionale dhe autostradave.

“Arsyeja e kolonës së automjeteve në këtë rrugë është mungesa e parkingjeve pas fluksit të madh të qytetarëve, që të shtunën ia kanë mësyrë këtij vendi turistik.  Prandaj edhe Policia e Kosovës gjendet aty për të drejtuar komunikacionin e dendur”, thuhet në njoftim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kërkon nga qytetarët që përkundër rrugëve të pastruara të kenë kujdes në vozitje, veçanërisht në zonat malore, dhe të mos lëvizin pa pajisje dimërore me qëllim të evitimit të aksidenteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...