Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë.
Arian Daci në momentet e fundit të jetës ishte me një person tjetër, por policia ka theksuar se ky i funditt është gjallë.
Këtë ngjarje, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, e ka quajtur lajm tronditës.
Ajo I ka shprehur ngushëllime familjes Daci për humbjen e djalit të tyre, përcjell Bota sot.
“Lajm tronditës! Ngushëllime familjes Daci”, ka shkruar ajo në Facebook./BS