Ministrja Hoxha ngushëllon Dacin për humbjen e djalit

Kosova

Ministrja Hoxha ngushëllon Dacin për humbjen e djalit

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:57
Dhurata Hoxha

Me rastin e humbjes së jetës së Arian Dacit, zëvendës ministër i Diasporës, Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, ka ngushëlluar Akademik Nexhat Dacin për humbjen e djalit.

Ministrja Hoxha në një shkrim në rrjetin social, lajmin e ka quajtur të tmerrshëm dhe të pabesueshëm.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Ngushëllime të sinqerta Akademik Daci!

Lajmi se orteku i borës në Brezovicë ia ka marrë jetën Zëvendës Ministrit Arian Daci, është lajm i tmerrshëm dhe i pabesueshëm.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe, për familjen dhe miqtë e Arianit!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat