Fejzullahu zgjidhet kryetar i PDK-së në Shtërpcë - Bota Sot
Fejzullahu zgjidhet kryetar i PDK-së në Shtërpcë

Kosova

Fejzullahu zgjidhet kryetar i PDK-së në Shtërpcë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 21:33
Shtërpcë

Sot, në prani të delegatëve të nëndegëve të Degës së PDK-së në Shtërpcë, u mbajt kuvendi zgjedhor i Degës, ku u zgjodh me vota të fshehta, Këshilli drejtues me 31 anëtarë dhe 4 delegatët për konventën e përgjithshme si dhe kryetari i degës, Beqir Fejzullahu.

Siç njofton PDK, Dekada e Re dhe vizioni i liderit të PDK-së, Kadri Veseli, kanë gjetur në mesin e anëtarëve të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës, optimizëm dhe gatishmëri për zbatimin e platformës dhe vizionit më optimal për secilin qytetar, në dekadën që po vije. 

Dekada e Re, i takon të rinjve dhe grave, por edhe të gjithë qytetarëve me besim, zhvillim dhe integrim, u tha në fillim të kuvendit zgjedhor në Shtërpcë. Kjo frymë e brendshme optimiste, me vizion dhe platformë, po kryen me sukses procesin e brendshëm zgjedhor.

“Kryetari i degës së PDK-së në Shtërpcë, u zgjodh aktivisti i mirënjohur i PDK-së, aktualisht zëvendës ministër, Z. Beqir Fejzullahu.

Procesi zgjedhor po ecën sipas planit, pa asnjë vërejtje, në pajtim me rregulloret dhe procedurat, theksoi anëtari për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në PDK, Z. Ilir Gashi, dhe shtoi se dinamika është e tillë që gjatë Marsit të këtij viti, pritet të finalizohet procesi i brendshëm zgjedhor me Konventën e përgjithshme.

Këtë javë, kuvendet e nëndegëve janë mbajtur në nëndegët: Fushë Kosova 5, Mushtisht, Cerovikë, Zabërgjë, Istogu Qendra, Kastriot- Nëndega 2, Lugishtë-Has, Samadrxhë, Gjonaj, Gllarevë, Stapanicë, Rigjevë, Bujan, Dobërdolan, Lipjani-2, Fushë Kosova-1,Kobajë, dhe vazhdojnë me tubime zgjedhore gjithandej në nëndegët e PDK-së në tërë vendin’, njofton PDK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...