Hoxha: Dita e Holokaustit është ditë e rikujtimit për të mos u përsëritur më kurrë

Kosova

Hoxha: Dita e Holokaustit është ditë e rikujtimit për të mos u përsëritur më kurrë

Më: 27 janar 2019 Në ora: 16:54
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka thënë se dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë.

“Në këtë ditë, shprehim respekt edhe për kontributin e familjeve shqiptare të cilat rrezikuan jetën e tyre për të strehuar hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

“Njerëzimi, sfidat e tilla, nuk duhet t’i lejojë të shfaqen më në asnjë vend”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të ministres Hoxha.

Dita e përkujtimit të viktimave të Holokaustit, është ditë e rikujtimit të vuajtjeve të papërshkrueshme të popullit hebre, për të mos u përsëritur më kurrë.

Në këtë ditë, shprehim respekt edhe për kontributin e familjeve shqiptare të cilat rrezikuan jetën e tyre për të strehuar hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët.

Njerëzimi, sfidat e tilla, nuk duhet t'i lejojë të shfaqen më në asnjë vend!

#weremember #neverforget

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat