Haradinaj: Kadare e bëri të njohur të vërtetën e Kosovës

Kosova

Haradinaj: Kadare e bëri të njohur të vërtetën e Kosovës

Më: 28 janar 2019 Në ora: 09:07
Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat