Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 29 janar 2019 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht në perëndim mund të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënje. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat