FSSHC-ja thotë se nuk është pjesë e grevave të shërbyesve civilë

Kosova

FSSHC-ja thotë se nuk është pjesë e grevave të shërbyesve civilë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC) përmes një reagimi për media thotë se nuk është pjesë e grevave të thirrura nga sindikatat tjera, që përfaqësojnë një pjesë të shërbyesve civilë.

“Në bazë të gjitha zhvillimet aktuale në Kosovë, e konkretisht gjendjen aktuale të shërbyesve civilë kërkojmë që të rregullohet sipas standardeve dhe normave ligjore çështja e pagave për të gjithë të  punësuarit në institucione”, thuhet në reagim.

“Edhe pak ditë kanë mbetur që Projektligji i Pagave do të dalë për herë të dytë në diskutim në Kuvendin e Kosovës dhe ne do të jemi në pritje për të parë se a do të  përfshihen kërkesat tona. Ne paralajmërojmë se nëse nuk merren parasysh kërkesat dhe premtimet e dhëna nga organet vendimmarrëse,  ne do t’i ndërmarrim të gjitha mjetet sindikale (grevat dhe protestat) për t’i realizuar të drejtat të shërbyesve civilë, sepse asnjëherë nuk është vonë për të kërkuar të drejtën legjitime”, theksohet tutje në reagim.

FSSHC-ja thotë se ka qasjen e vet të trajtimit të të drejtave të shërbyesve civilë, duke u bazuar çdo herë  në normat ligjore aktuale në Kosovë dhe njëkohësisht kërkon nga institucionet vendimmarrëse që t’i trajtojnë dinjitetshëm kerkesat e sherbyesve civilë në raport me të gjithë të punesuarit nëpër institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat