Haradinaj: Sot s’jemi më të dobët se kur kishim përballë Millosheviçin

Kosova

Haradinaj: Sot s’jemi më të dobët se kur kishim përballë Millosheviçin

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:04
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e Kosovës në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit.

Në fjalimin e tij, Haradinaj ka thënë se për të gjithë luftëtarët e UÇK-së, vdekja ishte çdo ditë afër tyre dhe i zuri këtu ku i zuri.

“Neve na ra shumë rëndë në luftë, nuk ka pasur ditë më humbëse në zonën e Dukagjinit për të humbur njerëz kaq të zot. Ndoshta ndonjëri do shpëtonte sikur ti merrnin armët e veta, por pak para se të niseshin i dorëzuar armët e tyre. Në vend që të merrnin më shumë karikator, ata i dorëzuan, i dhuruan secilit nga një. Kjo tregon sa të dhënë pas lirisë ishin ata që luftuan, e ajo qëndrueshmëri e solli Kosovën ku është sot”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, sikur mos të ishte puna kështu, sikur me 23 mars 1999, do të deklaronin një lodhje, dorëzim apo ndërprerje të luftës, atëherë nuk do të ndodhte 24 marsi.

“Sikur një ditë përpara të dilte dikush de të thoshte se pajtohen me autonomi, atëherë s’do të ndodhte kjo. Nëse një ditë përpara dorëzohemi dhe themi kaq e kemi insistimin. Nëse sot e ndalim taksën, do të thotë jemi pajtuar deri këtu dhe kaq kemi për të drejtën tonë. Nëse ndonjëherë mbi ne bëhet presion, s’do të thotë se duan të na ndalin pa mbërri te e drejta jonë. Ne nganjëherë nuk duhet të lexojmë vetëm të lehtën, atëherë më lehtë do të ishte të ndaleshim e mos të pranonim autonomi, edhe atëherë ka pasur ky vend njerëz që e din çka duan, ka sot, e do të ketë gjithnjë. Ky vend duhet të njoh të drejtën e vet, mos të harroj kërkush se nuk jemi më të dobët se kur ishim përballë Milloshevicit”, ka theksuar Haradinaj.

Akademi përkujtimore për të rënët në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit

Në Gjakovë po mbahet Akademi përkujtimore.

Akademia është për dëshmorët dhe martirët e rënë në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit.

Aty po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat