Aprovohet pulla mjedisore për automjete

Kosova

Aprovohet pulla mjedisore për automjete

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka aprovuar pullën mjedisore për automjete.

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook bënë të ditur këtë aprovim.

Sipas AMMK-së kjo pullë mjedisore do të përdoret gjatë procesit për matjen e emisioneve (gazrave) dalëse nga burimet e lëvizshme apo nga automjetet motorike sipas kategorive përkatëse.

“Ky vendim obligon të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve dhe të Homologimit që të fillojnë zbatimin e tij që nga data 1 shkurt 2019”.

“Vendimi është i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.08/2016 për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes”, shkruhet më tej në nga AMMK-ja.

Pulla apo tiketa mjedisore e automjeteve është një shenjë që vendoset në pjesën e përparme të xhamit të automjeteve për të treguar nivelin e emisioneve që emetohen nga automjeti përkatës.

“Qëllimi i përdorimit të saj është reduktimi i ndotjes së ajrit nga burimet e lëvizshme duke përcaktuar zona të lejuara apo të ndaluara për qarkullimin e automjeteve varësisht nga niveli i emetimeve të gazrave që lirojnë ato”

Për më shumë shihni vendimin për pullën mjedisore të automjeteve: http://ammk-rks.net/repository/docs/pulla_auto.pdf”, shkruhet më tej në postimin e AMMK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat