Qeveria ndau 15 mijë euro për familjen e Dacit, Kollçaku ka një kërkesë

Kosova

Qeveria ndau 15 mijë euro për familjen e Dacit, Kollçaku ka një kërkesë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:02
Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka kërkuar nga Qeveria që të ndajë nga 15 mijë euro për çdo punëtor që humbi jetën në vendin e punës.

Qeveria Haradinaj këtë javë ka ndarë shifrën prej 15 mijë eurosh për familjen e zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit, i cili humbi jetën tragjikisht nga një ortek në Brezovicë. Arian Daci ishte djali i akademik Nexhat Dacit.

“Qeveria në emër të barazisë sociale (inekzistente), me urgjencë të merr vendim për ndarje të ndihmës materiale ( nga 15 000 euro), për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës, si pasojë e mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve", ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat