Haradinaj: Porosia e heronjve është e freskët - Bota Sot
Haradinaj: Porosia e heronjve është e freskët

Kosova

Haradinaj: Porosia e heronjve është e freskët

Më: 31 janar 2019 Në ora: 12:15
Kryeministri Haradinaj ka kujtuar veprën e heroit Zahir Pajaziti

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është përkulur sot para shtatores së heroit të kombit “Zahir Pajaziti. Këtë e bëri në 22 vjetorin e rënies së tij.

Pas homazheve, Haradinaj tha se do të kujdesen që çdo herë të jenë në respekt të vlerave të lirisë.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe familjarë të themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shefi i Qeverisë vendosi lule pranë shtatores së tij, dhe nderoi veprën e heroit Zahir Pajaziti.  

Haradinaj: Edhe sot, porosia e heronjve është e freskët 

“E kemi traditë, janë bërë 22 vjet, por porosia e heronjve, edhe sot është e freskët, liria është e shtrenjtë, e çmueshme. Do të kujdesemi me qenë çdo herë në respekt të vlerave të lirisë si sot. Faleminderit familjarëve”, tha ai.  

Në nderim të veprës së tyre, kryeministri Haradinaj, të mërkurën mori pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në Junik, në 22-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

****

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe familjarë të Heroit të Kombit, Zahiri Pajaziti, ka bërë sot homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishtinë, me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj duke kujtuar veprën e heroit Zahir Pajaziti, tha se janë bërë 22 vjet, por porosia e heronjve edhe sot është e freskët.

“Liria është e shtrenjtë, e çmueshme dhe do të kujdesemi që të jemi çdo herë në respekt të vlerave të lirisë sikur sot”, tha kryeministri Haradinaj. 

Kryeministri Haradinaj, të mërkurën mori pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore në Junik, në 22-vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, në nderim të veprës së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...