Deputetët e Vetëvendosjez, homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit

Kosova

Deputetët e Vetëvendosjez, homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:00
Deputetët e VV para shtatores së Zahir Pajazitit

Homazhe para shtatores së heroti Zahir Pajaziti kanë bërë sot edhe deputetët e Lëvizjes Vetvendosje, të cilët janë shprehur se këta heronjë frymuan dhe mprehën, si njenjën ashtu edhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij.

Ja postimi që Vetvendosje ka bërë në profilin e tyre në facebook.

Sot me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Lëvizjes, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Qendrës së Prishtinës, dhe atë të Besianës, z. Arben Vitia dhe z. Bajram Ajeti, si dhe deputetë e aktivistë të tjerë të Lëvizjes, bënë homazhe te shtatorja Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Të tre këta heronj, frymuan dhe mprehën, si ndjenjën, ashtu edhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij. E drejta dhe liria jonë, qëndron në horizontin që hapi vepra e tyre. E në atë drejtim, ata na tregojnë se me më pak hezitim, e me më tepër kthjelltësi të mendjes e vullnetit duhet shtruar rruga jonë e veprimit.

Përkulemi para jetës dhe veprës së tyre, lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat