Arrestohet djali i Ethem Çekut

Kosova

Arrestohet djali i Ethem Çekut

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:50
Ethem Çeku

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë djalin e dekanit të Fakultetit të Edukimit Ethem Çeku, Ard Çekun, pasi gjatë një kontrolli në veturën e tij është gjetur një pistoletë me katër fishekë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tirana”, në Prishtinë, dhe kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësja e rajonit të Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Nga Policia po ashtu kanë bërë me dije se pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat