Burdushi në grevë urie

Kosova

Burdushi në grevë urie

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:25
Burdushi

Mjeku popullor Burdushi ka paralajmeruar që prej nesër do të futet në grevë urie me ankesën se është duke u diskriminuar për shkak të përkatësisë së tij etnike.

Lajmi ështe konfirmuar nga avokati i tij, Azdren Hoxhaj.

Sipa Hoxhajt Burdushi nuk është marrë në pyetje nga prokuroria qe tre muaj dhe kjo është njëra nga arsyet e grevës.

Hysni Peqani, i njohur si Burdushi është i akuzuar për disa vepra penale.

‘Burdushi’ është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” akuzohej se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, ose për t`i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e të dëmtuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat