Frashër Krasniqi: Pra, mund të bëhet politikë ndryshe edhe nga pozicioni i opozitës 

Kosova

Frashër Krasniqi: Pra, mund të bëhet politikë ndryshe edhe nga pozicioni i opozitës 

Nga: A.ZH Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 17:41
Frashër Krasniqi

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme plenare Ligjin për Pagat.

Me ketë ligj, 70 përqind të punonjësve publikë u janë rritur pagat.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, përcjell Bota sot.

Krasniqi ka uruar për miratimin e Ligjit, duke thënë se sot ishte dita e të gjitha kategorive që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Ai ka thënë se edhe nga pozicioni i opozitës, mund të bëhet politikë, pasi Ligjin kaloi edhe me votat e deputetëve të subjektit të tij.

Reagimi i plotë:

Sektorit publik iu rriten pagat. Sot ishte dita për punëtorët e shëndetësisë, ata të arsimit, zjarrfikësit, policinë dhe të gjitha kategorive që paguhen nga buxheti i Kosovës.

Pra mund të bëhet politikë ndryshe edhe nga pozicioni i opozitës 

Urime Kosovë!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat