Milaim Zeka kallëzon se si iu shkatërrua karriera politike Nexhat Dacit

Kosova

Milaim Zeka kallëzon se si iu shkatërrua karriera politike Nexhat Dacit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:23
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës lidhur me projektligjin për dialogun.

Zeka iu ka bërë presion liderëve institucionalë që të frikësohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të mos i dalin kundër.

Ai ka kallëzuar se si ish kryekuvendari Daci iu kishte dalur kundër amerikanëve, por që më pas i kishte kushtuar shumë me shkarkim nga të gjitha pozitat politike në vend.

Më tej, deputeti Zeka ka vazhduar të himnizojë fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai i ka bërë thirrje publike LDK-së dhe LVV-së që të bëhen bashkë për dialogun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat