Hasani: Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë diskriminuese

Kosova

Hasani: Paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë diskriminuese

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 19:24
Bajaram Hasani

Me 63 vota për dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për pagat në sektorin publik.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajaram Hasani.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, ka shkruar se paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë diskriminuese.  

“Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit, kur si pjesë e Këshillit Ekonomik Social kemi vendosur që të rrisim pagën minimale në 250 euro, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në vendin tonë kemi njerëz që marrin pagën minimale prej 130 dhe 170 euro,  që jetojnë në mjerim, nuk mund të sigurojnë as gjërat elementare të jetesës”, ka shkruar Hasani.

Ai ka thënë se duhet që sa më parë të votohet edhe rritja e pagës minimale, pasi sipas ish-ministrit Hasani në këtë mënyrë do t’i jepej mbështetje sektorit privat si sektori më i shkelur dhe nëpërkëmbur.

“Ta bëjmë vendin tonë një vend që respekton punën dhe djersën e të gjitha kategorive. Qytetarët e Kosovës e meritojnë të jetojnë me dinjitet. Reskpetojeni dinjitetin e punëtorit të ndershëm të Kosovës”, ka shkruar Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat