Ushtarët e Kosovës në mënyrë artificiale kanë shpërthyer disa orteqe shumë të rrezikshme në Brezocivë, e cila që disa ditë është mbyllur për vizitorë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtje të Mjeditit, Ilir Morina përmes një postimi në Facebook.
‘’Falenderim i vecante per Ushtrine e Kosoves! Sa mire qe iu kemi! Shperthimi i ortiqeve ne Brezovice sot. Vazhdojme nesër!’’, ka shkruar Morina.
Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.