Tahiri: Me Ligjin e pagave, Shërbimi Korrektues përfitoi rritjen më të madhe të pagave që prej themelimit - Bota Sot
Tahiri: Me Ligjin e pagave, Shërbimi Korrektues përfitoi rritjen më të madhe të pagave që prej themelimit

Kosova

Tahiri: Me Ligjin e pagave, Shërbimi Korrektues përfitoi rritjen më të madhe të pagave që prej themelimit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Abelard Tahiri

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohej për amendamentet e Projektligjit për pagat, ishte deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, që hodhi në votim propozimin e saj për ngritje të koeficientit për punëtorët e Shërbimit Korrektues, por propozimi i saj nuk mori votat e nevojshme për të kaluar.

Megjithatë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka siguruar gardianët e Shërbimit Korrektues të Kosovës për ngritjen e pagave, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur me miratimin e Ligjit të pagave.

Tahiri, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shpjeguar në detaje rritjen e pagave për Shërbimin Korrektues, duke thënë se kjo është rritja më e madhe e pagave që ka ndodhur ndonjëherë që prej themelimit të këtij institucioni.

Për këtë, ai ka thënë se është angazhuar personalisht.

Ky është postimi i plotë i Ministrit Tahiri:

Të dashur gardianë të Shërbimit Korrektues të Kosovës,

Sot ka ndodhur rritja më e madhe e pagave ndonjëherë që prej themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

E di që sot jeni dezinformuar nga ata që dezinformimin e opinionit publik e kanë shndërruar në rutinë.

Jam kujdesur vetë që nga kjo rritje pagash - të përfitoni edhe ju.

Aktualisht, paga më e vogël e oficerit korrektues është 364 euro dhe shtesa 107 euro.

Me ligjin e miratuar sot, ndërkaq, formula e re është si në vijim: Paga më e vogël e oficerit korrektues do jetë 442 euro, ose koeficienti 1.85 (një koeficient ka vlerën e 239 eurove) dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë.

Pra, klasifikimi i gardianëve do bëhet nga koeficientet 1.85 deri në 2.9 dhe shtesat nuk do jenë më fikse, por deri ne 40 % e pagës bazë, si dhe përvoja e punës.

Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm do kenë koeficientin 3.65 dhe shtesa deri ne 40% e pagës bazë.

Drejtori i Përgjithshëm do ta ketë koeficientin 4 dhe 40 % të pagës bazë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...