Lladrovci: Zgjate Zot taksën ndaj Serbisë

Kosova

Lladrovci: Zgjate Zot taksën ndaj Serbisë

Nga: A.ZH Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 18:29
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka komentuar në lidhje me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës.

Lladrovci, në një postim në Facebook, ka treguar se si ishte gëzuar kur Amerika ia kishte vendosur taksën Kinës, mirëpo ka thënë se është gëzuar edhe më shumë, kur të njëjtën e bëri edhe Kosova ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se është vështirë që Serbia të njoh Kosovën dhe për këtë, ai ka kërkuar që taksa të “zgjas”.

“Zgjate Zot!”, ka shkruar Lladrovci, përcjell Bota sot.

Reagimi i Lladrovcit:

Kur Trampi i vuri taksë Kinës, më pati ardhë mirë...i vuri fre invazionit të prodhimeve kineze dhe mentalitetit të konsumit të gjërave të lira. Por, Kina ka gjetur shteg tjetër dhe eksportet nuk po i ndal, përkundrazi, ka zgjerim deri në Ballkan e tutje në Evropë.

Kur ne i vumë taksë Serbisë, u gëzova edhe më shumë, me të njëjtat motive si në rastin e vendimit të Trampit, edhe pse me sasi qindra herë më të vogla dollarësh, por, vendi im, mori vendim.

Qytetarët duhet ta mendojnë mirë para se të blejnë, duhet ta dinë nga vjen malli që konsumojnë.

Liderët njihen nga vendimmarrja, në rastet e krizës por edhe të kohës së "paqes". Vështirë të na njoh Serbia, por edhe ma vështirë kush që han produkte nga shteti që i pengon ekzistenca jonë!

Zgjate Zot!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat