Mbytja e 52-vjeçarit në liqen

Kosova

Mbytja e 52-vjeçarit në liqen

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 20:22
Ekrem Shkodra

Ekrem Shkodra nga Gjilani humb jetën në liqenin e Livoçit. Prokuroria e cilëson si vdekje të dyshimtë, raporton T7

Të shtunën mbrëma, Ekrem Shkodra nga Gavrani i Gjilanit, kishte lënë veturën e tij buze liqenit të Livoçit me dyer të hapura.

Kjo gjë, kishte ngjallur dyshimet tek qytetarët, se dikush mund të kishte përfunduar në liqen.

Prandaj ata, e lajmëruan edhe policinë.

Këta të fundit së bashku me ekipet e zhytjes së FSK-së, dolën në terren, por shkaku i errësirës, i ndërprenë kërkimet.

Ato i vazhduan mëngjesin e së dielës, kur edhe nxorën trupin e pajetë të 52 vjecarit.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në policinë e rajonit të Gjilanit.

Prokuroria e Gjilanit, pas hetimeve fillestare rastin e ka cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Familjarët të tronditur nga rasti nuk kanë pranuar të tregojnë shkaqet që quan 52 vjecarin të mbytet në liqen. 

Ai ka lënë pas vetës një djalë dhe dy vajza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat