Ky është moti për javën që vjen

Kosova

Ky është moti për javën që vjen

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën që vjen në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, ku temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, më të theksuara në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por edhe pjesët tjera të vendit do të ndikohen me vranësira jostabile dhe me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Do të ketë edhe intervale të shkurta me diell në pjesën qendrore të vendit.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 11m/s.

Kjo gjendje labile e motit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit!” njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat