Lirohen dy pjesëtarët e UNMIK-ut të arrestuar nën dyshimin për vjedhje portofoli

Kosova

Lirohen dy pjesëtarët e UNMIK-ut të arrestuar nën dyshimin për vjedhje portofoli

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 14:37
UNMIK

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë se vjedhja që ka ndodhur dje gjatë ditës, ishte në një lokal në Prishtinë në sheshin “Ibrahim Rugova”, ku ishte vjedhur një portofol.

Të përfshirë kanë qenë një grua, shtetase e Rusisë dhe një burrë shtetas i Shqipërisë, të dy, pjesëtarë të UNMIK-ut në Kosovë.

“Ata janë shoqëruar në polici, nën dyshimin se të njëjtit në një lokal kanë vjedhur një portofol. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat