MBPZHR me njoftim të rëndësishëm për sezonin e gjuetisë

Kosova

MBPZHR me njoftim të rëndësishëm për sezonin e gjuetisë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:22
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë vendim për mbylljen e sezonit të gjuetisë për periudhën 2018–19, për të gjitha llojet e kafshëve të egra në tërë territorin e vendit tonë, duke filluar nga data 8 shkurt.

Mbyllja e sezonit të gjuetisë është bërë me kërkesën e Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR, i cili ka vlerësuar se ka zvogëlim të kafshëve të egra, si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore e sidomos pyjeve, kushteve të pavolitshme klimatike dhe për shkak të menaxhimit joefikas të faunës së egër.

Këtë vendim obligohet që ta zbatojnë Agjencia Pyjore e Kosovës, Federata e Gjahtarëve të Kosovës, menaxherët e vend-gjuetive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, thuhet në komunikatën për media të MBPZHR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat