Shtresat e varfra janë më të ekspozuara ndaj ndotjes

Kosova

Shtresat e varfra janë më të ekspozuara ndaj ndotjes

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Personat më të varfër dhe më të ndjeshëm si fëmijët, apo ato të moshës së tretë në Evropë, janë më të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe asaj akustike, ngre alarmin Agjencia Evropiane e Mjedisit në një raport të publikuar sot.

“Në mënyrë të përgjithshme, sa i më i varfër të jesh në Evropë, aq më i lartë është rreziku për të jetuar në një zonë me një cilësi të keqe të ajrit”, sqaron drejtoi i AEE Hans Bruyninckx gjatë prezantimit për median të raportit në Bruksel, transmeton ATSH.

Agjencia e BE-së me seli në Kopenhagë publikoi për herë të parë në 25 vite aktivitet një analizë sqaruese të marrëdhënies mes pabarazive social-ekonomike dhe pabarazisë mjedisore, ku ajo nxjerr si konkluzion nevojën e politikave të koordinuara. “Shëndeti i shtetasve evropianë më të ndjeshëm cenohet në mënyrë të pabarabartë nga rreziqet që lidhen me ndotjen e ajrit dhe ndotjen akustike, apo më tej si temperaturat ekstreme (i ftohti apo i nxehti)”, paralajmëron AEE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat