Një vit burg për tentim-vrasje në Deçan

Kosova

Një vit burg për tentim-vrasje në Deçan

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim ndaj të pandehurit U.L., i cili është dënuar me një vit burg dhe 400 euro gjobë, pasi vitin e kaluar në Lebushë të Deçanit, duke vepruar në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.K.

U.L. është obliguar po ashtu që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor ta paguaj shumën prej njëzet e pesë euro, në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë 50 euro si dhe në emër të shpenzimeve procedurale shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Të njëjtit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – konfiskimi i armës dhe është urdhëruar shkatërrimi i saj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Ndryshe, U.L. më 24.04.2018, rreth orës 08:20, në Lebushë të Deçanit, ka tentuar ta privojë nga jeta I.K., me çka ka kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat