Gripi në Kosovë - nën pragun epidemik

Kosova

Gripi në Kosovë - nën pragun epidemik

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Ilustrim

Instituti Kombëtar ka bërë me dije se nga 1 tetori 2018 e deri më sot janë raportuar gjithsej 22.726 raste të dyshimta në grip, 3.882 raste me infeksione respiratore akute dhe 25 raste me infeksione të rënda respiratore akute.

Në një komunikatë për media thuhet se rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë periudhës 7 – 13 janar 2019 janë raportuar 1.617 raste ILI, dhe  319 raste ARI dhe 3 raste SARI.

Në laboratorët e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 299 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 93 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 78 raste pozitive në 62 mostra është bërë subtipizimi dhe i takojnë subtipit AH1pdm09 dhe 31 mostra Influencë A.

Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar tri raste exitus të konfirmuara  me Influencë A, dy prej tyre të konfirmuara me subtipin AH1pdm09.

Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal. 

Në  Klinikën Infektive, Klinikën  e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve  të fundit  janë hospitalizuar 7  raste  me Dg. Bronchopneumonia (ARI), një rast me Dg.Status  griposus dhe një rast i konfirmuar me Influencë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat