Plotë të rinj adresojnë probleme në LDK - Bota Sot
Plotë të rinj adresojnë probleme në LDK

Kosova

Plotë të rinj adresojnë probleme në LDK

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:14
Vlora Dumoshi

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, njëherësh asambleistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Vlora Dumoshi në zyret e LDK-së ka pritur shumë të rinj të cilët problemet e tyre i adresuan në LDK.

Studentë e maturantë të Prishtinës e rrethinës shtruan dhe diskutuan shumë tema që prekin të ardhmën e tyre, si punësimin, cilësinë e shkollimit, jetën në kohë të lirë; pakënaqësitë me trajtimin e të rinjëve dhe nevojave të tyre nga pushteti komunal i Prishtinës dhe institucionet qendrore.

Të rinjtë u njoftuan nga Dumoshi për organizimin dhe programin e LDK-së, për hapësirën që kjo parti ofron për të rinjtë, për të ndërtuar një vend që ofron perspektivë; shoqëri evropiane dhe rini evropiane.

Të rinjtë e Prishtinës, çdo ditë po adresohen me besim dhe entuziazëm në Lidhjen Demokratike, si parti e vlerave dhe e qeverisjes së mirë.

Dumoshi, së bashku me Sami Salihu kryetarin e degës së katërt të Forumit të Rinisë të LDK-së konstatuan se besimi i shtuar i të rinjëve në LDK dhe në forumin e saj rinor, dhe bashkëbisedimi me të rinjtë janë vlerë e shtuar e LDK-së.

LDK është e përkushtuar për të rinjtë dhe është e përgjegjshme të punojë së bashku me ta për të ardhmen e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...