Lansohet platforma mbi Kontratat e Hapura në Komunën e Lipjanit

Kosova

Lansohet platforma mbi Kontratat e Hapura në Komunën e Lipjanit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:42
Lansohet platforma mbi Kontratat e Hapura në Komunën e Lipjanit

Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe të përkrahur nga UNICEF Kosovo dhe Austrian Development Cooperation kanë lansuar platformën digjitale “Kontratat e Hapura”, e cila do të jetë nën administrimin direkt të zyrtarëve të drejtorive komunale. 

Platforma “Kontratat e hapura” iu mundëson qytetarëve të kenë qasje në të dhëna të hapura sa i përket kontrateve që lidh Komuna e Lipjanit me të gjithë operatorët ekonomikë. Këto të dhëna përfshijnë të gjithë procesin nga njoftimi për kontratë, procedura e prokurimit deri tek publikimi i plotë i kontratës së nënshkruar me operatorin ekonomik. Të dhëna rreth realizimit të kontratave do të paraqiten në kohë reale dhe do të ju mundësojnë qytetarëve që të informohen rreth statusit si: kur skadon kontrata, cili është statusi aktual apo edhe sa është paguar operatori ekonomik.

Blerta Thaci, Drejtoreshë Ekzekutive e Open Data Kosovo, tha se kjo platformë është pjesë e projektit Techstitution, i cili ka për qëllim që të i bëj institucionet publike më të hapura dhe transparente karshi qytetarëve dhe të fuqizoj të rinjtë në fushën e teknologjisë.

Mëtej, Imri Ahmeti, Kryetar i Komunës së Lipjanit vlerësoi shumë bashkëpunimit që ka pasur me organizatën Open Data Kosovo dhe kjo si platformë do të i ndihmoj Komunës që të ketë një pasqyrë të të gjitha kontratave nga drejtoritë komunale me qëllim që këto shënime të përdoren më tutje në funksion të transparencës së plotë në komunë. 

James Mugaju, Zëvendësdrejtor i UNICEF tha se kjo platformë është me bazë në komunitet dhe si e tillë ka marrë përbazë nevojat e komunitetit. Bartës kryesor të zhvillimit kanë qenë të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që janë trajnuar në kuadër të këtij projekti. Komuna e Lipjanit është përfituesja e dytë e platformës së Kontratave të Hapura pas Komunës së Prishtinës. 

Open Data Kosovo do të vazhdoj të replikoj këtë platformë edhe në komunat tjera të Kosovës si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë së Shoqërisë së informacionit që ka institucionalizuar këtë platformë duke e bërë atë pjesë të domenit qeveritar dhe ngritur nivelin e hapjes së të dhënave duke u bazuar në standarde ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat