Nesër protestë patra policisë: Përdhunuesit në burg! - Bota Sot
Nesër protestë patra policisë: Përdhunuesit në burg!

Kosova

Nesër protestë patra policisë: Përdhunuesit në burg!

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Ilustrim

Iniciativa e Të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, nesër në orën 12:00 do të protestojë para Policisë së Kosovës, stacioni qendror në Prishtinë. Kjo protestë, organizohet pas rasteve të fundit të raportuara në media, për përdhunime ndaj grave e vajzave.

I fundit, rasti shokues erdhi nga Drenasi, ku polici ka përdhunuar një vajzë 16 vjeçare.

Në thirrjen e kësaj Iniciative, thuhet kështu:

Përdhunuesit në burg!

Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR KS) fton të gjithë aktivistët/et e qytetarët të mblidhen para Stacionit Policor në Prishtinë për të protestuar kundër dhunës së legjitimuar mbrenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave.

Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kerkon reagim mbarqytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje.

Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla.

Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qendrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten.

Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...