Kërkohet zbardhja e rastit të abuzimit me të miturën në Drenas - Bota Sot
Kërkohet zbardhja e rastit të abuzimit me të miturën në Drenas

Kosova

Kërkohet zbardhja e rastit të abuzimit me të miturën në Drenas

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:09
Kërkohet zbardhja e rastit të abuzimit me të miturën në Drenas

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Drenas ka dënuar ashpër rastin e fundit të dyshimit për abuzim seksual nga polici dhe profesori ndaj të miture dhe ka kërkuar nga organet e rendit që sa më shpejt të zbardhet kjo çështje, në mënyrë që të mos përsëritën rastet e tilla.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur lidhur me veprimet që ka ndërmarrë komuna që ai drejton lidhur me mësimdhënësin Xh.Sh., i cili është risuspenduar nga detyra dhe ndaj tij të cilit do të zhvillohen edhe procedura disiplinore sipas legjislacionit në fuqi.

Pas shumë diskutimeve, në këtë mbledhje të jashtëzakonshme janë dhënë edhe rekomandimet për të parandaluar dukuritë e tilla, si organizimi i një fushate sensibilizuese nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas përmes billbordeve, që të rinjtë ta kuptojnë se ku duhet t’i adresojnë ankesat e tyre të bazuara.

Po ashtu, është kërkuar nga mediat të kenë kujdes në lidhje me raportimin e rasteve të tilla për arsye që t’u jepet mundësia IPK-së, prokurorisë dhe institucioneve të zbardhin rastet e tilla sa më shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...