Taksisti dhe një person tjetër e ‘bëjnë gjak’ këmbësorin duke e rrahur te “Xhamia e Llapit”

Kosova

Taksisti dhe një person tjetër e ‘bëjnë gjak’ këmbësorin duke e rrahur te “Xhamia e Llapit”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Taksisti dhe një person tjetër e ‘bëjnë gjak’ këmbësorin duke e rrahur te “Xhamia e Llapit”

Tre persona janë përfshirë në rrahje sot pas orës 16 në rrugën “Agim Ramadani”, respektivisht te vendi i quajtur “Xhamia e Llapit” në Prishtinë.

Media nga dëshimtarët e ngjarjes merr vesh se rrahja ka ndodhur kur një këmbësor ka qenë duke kaluar në “zebra”, ndërsa ngasësi i veturës në atë moment i ka rënë borisë.

“Këmbësori ka qenë duke kaluar në zebra dhe në një moment një veturë para tij i ka rënë borisë. Këmbësori e ka ngrit dorën dhe më pas shoferi që dukej si një taksi ilegal, ka dalë nga vetura dhe e ka goditur këmbësorin duke e gjakosur”, ka thënë një dëshimtar.

Tutje, ai thekson se më pas në rrahje është përfshirë edhe një person tjetër, i cili i ka dalë në ndihmë ngasësit të veturës.

Më pas në vendngjarje ka arritur njësia speciale, të cilët i kanë arrestuar personat e përfshirë në rrahje dhe i kanë dërguar në stacionin policor.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat