30 ditë paraburgim për policin që përdhunoi të miturën në Drenas

Kosova

30 ditë paraburgim për policin që përdhunoi të miturën në Drenas

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:58
Vesel Veseli

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj policit Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunimin e një të miture, e më pas detyrimin për abortim. 

Vendimi është marrë pasi në gjykatë të enjten pasdite është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj zëvendësshefit të hetimeve të Stacionit Policor të Drenasit, i arrestuar para dy ditësh. 

Polici nga Drenasi, Vesel Veseli, që po dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një 16-vjeçare nga Drenasi.

Madje, dyshimet thonë se i njëjti ka shtyrë të miturën të abortojë pa dëshirën e saj, shtatzëninë që kishte ardhur pas marrëdhënieve seksuale që Veseli kishte pasur me të miturën që dyshohet se po ashtu e shantazhonte. 

Krejt kjo, dyshohet se ka nisur kur e mitura kishte shkuar në Polici për të raportuar një tjetër rast të keqpërdorimit të saj seksual nga mësuesi i saj. Edhe ky i fundit është arrestuar të enjten, dhe po mbahet në ndalim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat