Rastet kur Kosova u krenua me policinë e saj

Kosova

Rastet kur Kosova u krenua me policinë e saj

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Lotët nuk mundi t’i ndal. Është ky një polic që të premten u pa shumë i prekur, nga rasti i keqpërdorimit seksual të një vajze në Drenas, e ku shumë qytetarë dolën në protestë.

E për këtë arsye edhe disa nga protestuesit treguan respekt për të. Por, ky nuk është rasti i vetëm kur policët kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë në detyrën e tyre.

Këtë dëshmon më së miri rasti gjatë grabitjes të një banke në qendër të Istogut ku mbeti vdekur një polic.

Izet Demaj, deri sa ishte në detyrë intervenojë për të ndaluar një grabitje.

E si pasojë e kësaj edhe u vra.

Por, ky nuk është rasti i vetëm kur policët kanë vdekur në detyrë.

Rasti i njohur është rënia e Enver Zymberit, pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës, i cili u vra deri sa po kryenin një operacion në veri të Kosovës me 26 korri të vitit 2011.

Zymberi është shpallur heroi i Kosovës.

Një aksion tjetër qe do mbahet mend ishte rasti ku Marko Gjuriq,  shkeli  ndalesën për hyrje në territorin e Kosovës, të vënë nga autoritetet.

Kjo sjellje e tij beri që forcat elite të policisë së Kosovës të reagoje duke shkuar ne veri  dhe ta  arrestojnë me force.

Po në pjesë veriore të Mitrovicës, Njësitet Speciale të Kosovës intervenuan për ti arrestuar të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në këtë operacion u arrestuan katër persona, ndërsa i dyshimti kryesor Milan Radojciq nuk u arrit të kapet.

E Policia e Kosovës, ka marr lëvdata edhe për punën e bërë në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Një nga rastet më të njohura kur Polica intervenoi për të parandaluar të tilla akte është ai që njihet si rasti i “Izraeli”.

Në këtë rast, polica e Kosovë kishte arritur të kap 18 persona të cilët po dyshohej se donin të kryen një akt terrorist kundër lojtarëve të Izraelit në Shkodër të Shqipërisë.

Në këtë rast 9 nga të arrestuarit janë shpallur fajtor për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat