123 gjoba për ndotësit e mjedisit, 100 prej tyre në Prishtinë

Kosova

123 gjoba për ndotësit e mjedisit, 100 prej tyre në Prishtinë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 15:20
Ilustrim

Sipas të dhënave të monitorimit, krahasuar me dy muajt e kaluar, në janar është shqiptuar numër më i madh i gjobave nga inspektorët mjedisor. Gjatë tërë muajit, në tërë komunat e Kosovës janë shqiptuar 123 gjoba, krahasuar me dhjetorin ku u shqiptuan 84 gjoba dhe nëntorin me 89 gjoba.

Edhe kësaj radhe, njofton kjo organizatë, listës së komunave me më shumti gjoba të shqiptuara i prin Komuna e Prishtinës, me 100 të tilla. Prishtina kishte qenë Komuna që kishte shpërndarë më së shumti gjoba për ndotësit edhe në muajin nëntor [35] e dhjetor [25].

Në listën e janarit, në vendin e dytë për më së shumti gjoba të shqiptuara për ndotësit e mjedisit gjenden Komuna e Deçanit dhe e Malishevës me nga 6 gjoba të shqiptuara nga inspektorët. Lista vazhdon me Komunën e Pejës ku janë shqiptuar 4 gjoba për ndotësit, dhe Komunën e Suharekës dhe atë të Prizrenit ku janë shqiptuar nga 2 gjoba për ndotësit.

Nga një gjobë është shqiptuar në Komunat si Mitrovica, Istogu e Kamenica.

Ndërsa, në komunat, si: Fushë Kosovë, Obiliq, Skenderaj, Podujevë, Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik, Shtime, Lipjan dhe Drenas nuk është shqiptuar asnjë gjobë e vetme për ndotësit e mjedisit gjatë muajit janar nga inspektorët mjedisor. Asnjë gjobë për muajin janar nuk e kanë shqiptuar as inspekgjobatorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Nga të dhënat e monitorimit rezulton se lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara ishte ai për hedhjen e mbeturinave dhe materialeve ndërtimore jashtë vendeve të caktuara.

Gjatë muajit janar, disa nga problemet e identifikuara nga inspektorët për zbatimin e këtij Udhëzimi Administrativ kanë qenë kushtet klimatike, të cilat kanë pamundësuar daljen në terren dhe shqiptimin e gjobave, pushimi vjetor i inspektorëve, mungesa e automjeteve që u duhen inspektorëve për të kryer inspektimin, si dhe mungesa e blloqeve për shqiptimin e gjobave.

Ndërsa, dukur shqetësuese mbetet fakti se inspektorët raportojnë se nganjëherë nuk mund të shqiptojnë gjoba, shkak i afërsisë që kanë ndotësit. Udhëzimi Administrativ për Gjoba Mandatore është nënshkruar gjatë Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, dhe ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe shëndetin e njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave.

Let’s Do It ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat