S’ka ende marrëveshje, kirurgët e vazhdojnë grevën

Kosova

S’ka ende marrëveshje, kirurgët e vazhdojnë grevën

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Janë bërë 7 javë të grevës së kirurgëve të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.

Dje u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të grevistëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, mirëpo nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Kirurgu Arbër Morina, thotë se nuk do të dorëzohen dhe se greva do të vazhdoj derisa qeveria të reflektoj ndaj kërkesave të tyre.

Kirurgët nuk ndoqën shembullin e mësimdhënësve të cilët pas një marrëveshje të arritur me Qeverinë, ndërprenë grevën.

Ndërkohë, ministri Ismaili ka thënë se rritja e pagave të mjekëve do të jetë më e madhja në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat