Paditën KEK-un, gjykata merr vendim në favor të punëtorëve të kësaj korporate

Kosova

Paditën KEK-un, gjykata merr vendim në favor të punëtorëve të kësaj korporate

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:29
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga nënkyetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim në favor të punëtorëve të KEK-ut, të cilët më herët kishin paditur këtë korporatë për shkak të pagesave të ditëve të fundjavës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga nënkyetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica.

Ai ka publikuar edhe dëshminë e tij dhënë në Gjykatë lidhur me këtë rast.

Ky është postimi i plotë i tij:

Punëtorët e KEK-ut të cilët kanë bërë padi për pagesën e ditëve të fundjavës që nuk ju paguhet sipas ligjit 50% shtesë, Gjykata themelore në Prishtinë ka marrë vendim në favor të tyre. URIME

Kjo ishte dëshmia ime në Gjykatë për punëtorët më ndrrime marë nga procesverbali i Gjykatës.

Me propozimin e të autorizuarit të paditësve gjykata ka dëgjuar deshmitarin Nexhat Llumnica-përfaqësues i Sindikatës së punëtorëve të e paditura, i cili në seancën e datës me 21.07.2017 ka deklaruar Se, në bazë të veprimtarisë që ka KEK-u për shkak të specifikave të natyrës së punës në KEK, punohet me ndërrime, gjithësejt janë katër grupe të ndrrimeve e që punojnë me tri turne, ashtu që punëtorët me ndrrime gjatë fundjavës nuk iu është kompensuar paga shtesë 50% e që mendojmë kjo e drejtë buron nga vetë ligji.

Në bazë të ligjit të punës punëtori duhet te punoj 40 orë punë mbrenda javës, kurse paditësit dy herë në muaj punojnë 48 orë pune mbrenda javës dhe ato 8 orë shtesë të cilat janë jashtë orarit të punës nuk paguhen.

Deshmitari ka deklaruar Se brenda javës së punës ne shfrytëzojmë vetëm një ditë pune pushim për të cilën nuk kërkojmë kompensim, ndërsa ne kur punojmë të shtunën dhe të dielën kërkojmë 50% të pagës shtesë, gjë që edhe me kontratë të punës e kemi të përcaktuar, kështu që orari punës është në tri ndrrime, nderimi i parë është nga ora 7:00 deri në ora 15:00, ndrrimi i dytë është nga ora 15:00 deri në 23:00 , ndërsa ndrrimi i tretë është nga ora 23:00 deri në 7:00 të mëngjesit.

Deshmitari ka sqaruar sa ditë pushimi i kanë pas përfundimit të ndrrimeve dhe atë: dy ditë të nderimit të parë janë nga ora 7:00 deri në 15:00, dy ditë të nderimit të dytë janë nga ora 15:00 deri në ora 23:00, ndërsa dy ditë të nderimit të tretë janë nga ora 23:00 deri në 7:00 të mëngjesit, dhe kur ndrrimi i natës qëllon të shtunën dhe të dielën nuk paguhen 50%, kurse pas ndrrimit të tretë që të njëjtën ditë e paditura e konsideron pushim mirëpo e njëjta nuk është pushim se punëtori ka punuar gjër në mëngjes andaj nuk mund të llogaritet si ditë pushimi.

Deklaratës së dëshmitarit gjykata ja fali besimin, ngase e njëjta gjën mbështetje edhe në provat tjera të cilat gjenden në shkresën e lëndës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat