Ushtarët e FSK-së me automatikë dhe skija përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë

Kosova

Ushtarët e FSK-së me automatikë dhe skija përkujdesen për sigurinë e vizitorëve në Brezovicë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 20:58
Ushtarët e FSK-së

Qendra e Skijimit në Brezovicë është hapur, gjatë kësaj fundjave ajo ka pritur një numër të madh të vizitorëve.

Kështu shkruan Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ku bënë të ditur se pjesëtarët e FSK-së janë përkujdesur për sigurinë.

“Për sigurinë e tyre gjatë ditës së sotme është përkujdesur edhe një njësitë i Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

Image
Image

“Ekipet profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ditë më parë me mbushje eksplozivi kishin goditur dy caqe të identifikuara me rrezik mesatar për krijimin e ortekëve të borës, duke bërë të mundur kështu rihapjen e këtij kompleksi turistik”, shkruan AMMK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat