Zyrtarët policor në Gjakovë parkojnë veturën në vendkalim të këmbësorëve

Kosova

Zyrtarët policor në Gjakovë parkojnë veturën në vendkalim të këmbësorëve

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 22:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjakovë në rrugën “Nënë Tereza” është parkuar mbrëmjen e sotme në vendkalim të këmbësorëve.

Qytetarët e qytetit të Gjakovës kanë treguar se i kanë parë zyrtarët policorë duke e parkuar veturën në vendin ku nuk është i lejuar të parkohet derisa kanë hyrë në një kafiteri.

Qytetari ka treguar  se për vendin ku zyrtarët policor kanë parkuar veturën atij i kanë shqiptuar një gjobë për vendparking.

Image

Më lartë mund t’i shihni fotot e veturës zyrtare të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat