Themelohet nëndega e Nisma Socialdemokrate në Carrabreg të Ulët

Kosova

Themelohet nëndega e Nisma Socialdemokrate në Carrabreg të Ulët

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 23:52
Nëndega e Nisma Socialdemokrate në Carrabreg të Ulët

Sot nën drejtimin e Dr.Shkodran Imeraj anëtar i Kryesisë Qendrore të Nisma Socialdemokrate dhe një herit kryetar i degës në Deçan, i ka zhvilluar punimet Kuvendi i parë i themelimit të Nisma Socialdemokrate nëndega në fshatin Carrabreg të Ultë të Komunës së Deçanit.

Fillimisht para delegatëve të Kuvendit themeluese, një fjalë rasti e mbajti kryetar i degës Shkodran Imeraj, i cili duke folur për frymën socialdemokrate dhe parimet e socialdemokracisë, të cilat i proklamon Nisma Socialdemokrate dhe lidershipi i saj, theksoj së:“Fryma politike socialdemokrate e cila proklamohet nga lideri ynë Fatmir Limaj, dita ditës është duke u përqafuar nga shtresat e ndryshme të shoqërisë së vendit tonë në përgjithësi, dhe nga treva e Deçanit në veçanti”, theksoj Imeraj, duke shtuar së: “Vazhdimi i themelimit të nëndegëve të reja neper fshatrat e Komunës së Deçanit, është prioriteti kryesor i degës së Deçanit, dega e cila tashmë dita ditës po forcohet me kuadro të reja dhe shumë premtuese”, tha ndër të tjera kryetari Imeraj.

Nga delegatët e pranishëm nga Carrabregu i Ultë, me unanimet të plotë kryetar i nëndegës u zgjodh Labinot Binakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat