E dhimbshme: Humb jetën në një aksident maturanti nga Mitrovica

Kosova

E dhimbshme: Humb jetën në një aksident maturanti nga Mitrovica

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 08:10
Valmir Berisha

Një i ri nga Mitrovica ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme pas një aksidenti të ndodhur para  disa dite.

I riu Valmir Berisha, i cili po ndiqte klasën e 12-të në shkollën e mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë, ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti që pësoi.

Lajmin për vdekjen e maturantit e ka dhënë me shumë dhimbje shkolla ku po ndiqte mësimet Valmiri.

Ky është njoftimi i shkollës:

Njoftim
Shfletues të kësaj faqeje, nxënës, mësimdhënës, prindër, miq e dashamirë! Ju njoftojmë se sot, morëm një lajm të hidhur dhe plot dhimbje, per ndarjen nga kjo botë të nxënësit të shkollës sonë, maturantit, Valmir Berisha, cili pas një aksidenti para pak ditësh nuk mundi t’i bëj ballë plagëve dhe sot ndërroi jetë!
E pikëlluar dhe e trishtuar familje Berisha, miq të familjes, farefis, nxënës e mësimdhënës! Sot sikur gjithçka pushoi, sot gjithçka që ka jetë po loton, sot edhe ne po lotojmë e po shprehim dhimbjen kaq të thellë, që ka kapluar zemrat tona, për ndarjen e përhershme nga kjo botë me djalin, mikun, shokun e nxënësin tonë, Valmirin. 
Dhimbja e cila po na vret në shpirt, është dhimbje e pa përshkrueshme dhe ndarja nga Valmiri është e pa pranueshme. Por, kjo ndarje është ndarje fizike e jona, ngase Valmiri përherë do të jetë me ne dhe në zemrat tona. Valmiri, me pjekurinë e parakohshme, me sjelljet e një nxënësi të matur, të plotësuar, të pjekur e shembullor, u bë model për gjithë shokët dhe njerëzit që e rrethonin. 
I ndrojtur, fliste pak, por ishte bindës në atë që thoshte. Ishte i afërt, i dashur përkrahës dhe përherë në krah të shokëve sa herë që e kërkonte nevoja. Të habiste me pjekurinë e tij prej një fëmiu të rritur para kohe.
Valmiri e donte jetën, kishte ëndrra si gjithë fëmijët e botës, por aksidentalisht atij ëndrrat iu prenë në rrugë, sepse kështu deshti Krijuesi ynë, Ai që ia dha jetën e që do t’ia lumturojë atë në amshim, në parajsë. 
Lusim të Madhërishmin ta mëshirojë e të na e mundësojë të takohemi në amshim me Valmirin!
U prehsh në parajsë, djali, miku, shoku, nxënësi ynë, Valmir!
Drejtoria e shkollës, nxënësit , mësimdhënësit, i gjithë stafi i SHMLM ,, Dr. Xhekadin Deda’’ dhe Këshilli i prindërve në emër të të gjithë prindërve, i shprehin ngushëllime shokëve të klasës së Valmirit, familjes së ngushtë dhe të gjerë Berisha, dhe gjithë miqve dhe të afërmëve të familjes së të ndjerit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat