Rashit Qalaj tregon se kur do të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës - Bota Sot
Rashit Qalaj tregon se kur do të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës

Kosova

Rashit Qalaj tregon se kur do të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 16:00
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me sfida të ndryshme gjatë punës së saj në terren, ndërkohë akoma nuk ka sigurim shëndetësor për Policinë e Kosovës. E në anën tjetër ,po vlerësohet njëri nga institucionet me besueshmërinë më të lartë në rajon.

Pra, Policia e Kosovës, përkundër shumë sfidave ka ngritur në nivel të lartë konsideratën për të, duke u bërë institucion me të cilën krenohemi të gjithë.

Luftimi i ekstremizmit, parandalimi i akteve terroriste, zbulimi i rrjeteve kriminale, si trafikimi i njerëzve dhe luftimi i dukurive negative, ka bërë që Policia e Kosovës të vlerësohet lart edhe nga Departamenti i Shtetit në Uashington.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për reformat që ka sjellur nga momenti që është vë në krye të institucionit të sigurisë, të një institucioni që përballet me rrezikun 24 orë, të një institucioni që është i thirrur të mbrojë pronën dhe dhe jetën e qytetarëve, pra të një institucioni siç është Policia e Kosovës.

Qalaj, ndër të tjera ka treguar për përkushtimin e tij në arritjen e sigurimit shëndetësor të Policisë së Kosovës, ku sipas tij është elementare dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

“Në fakt, natyra e punës policore është e tillë që përballet me rreziqe të ndryshme, me sfida të ndryshme meqenëse policët tanë, policet tona janë 24 orë në detyrë dhe mbulojnë të gjitha pjesët e vendit, përfshirë të gjitha lokacionet, të gjitha fshatrat e vendit dhe normalisht që ata janë të parët që ballafaqohen me rreziqe të ndryshme. E dini që një numër i kolegëve tanë janë vrarë në linjë të detyrës dhe fatkeqësisht ne sot ende nuk e kemi sigurimin shëndetësor, i cili është njëri ndër kushtet themelore, ndër kushtet elementare për sigurinë në punë”, ka thënë Qalaj.

I pyetur se çka do të ndërmerrni në këtë drejtim, Qalaj është shprehur që janë duke u bërë përpjekje dhe se tanimë e ka shtruar si çështje me Qeverinë, duke e cilësuar prioritet Sigurimin Shëndetësor, për Policinë e Kosovës.

“E di që kemi bërë disa përpjekje që edhe Qeveria e ka në prioritet që sigurimi shëndetësor të bëhet, jo vetëm për ne por edhe për institucionet tjera. Ne kemi biseduar disa herë edhe me kryeministrin dhe me zyrtarët e tjerë qeveritar dhe po besoj që në një të ardhme shumë të afërt që do të realizohet edhe kjo, që për mua është elementare dhe mund të themi që ndoshta është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, ka përfudnuar Qalaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...