Skandaloze! Në një market në Gjakovë u shitën pula të kalbura

Kosova

Skandaloze! Në një market në Gjakovë u shitën pula të kalbura

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 17:55
Pula të kalbura

Janë të shumta rastet kur qytetarët e Kosovës nuk janë të kënaqur me shërbimet që u bëhen në markete të ndryshme.

Përpos kësaj, janë të shpeshta rastet kur produktet të cilat shiten në këto markete janë të skaduara afati, e shumë herë edhe të kalbura.

Një rast i tillë është shfaqur së fundi në Gjakovë. Një lexues ka dërguar fotografinë e disa pulave të paketuara në një market e të cilat janë të kalbura e të dala afati.

Përpos që është e tmerrshme për t’u parë, është edhe më i neveritshëm fakti se si servohen produkte të tilla për konsumatorët dhe se si nuk ka fare kontrolle nga Inspektorati lidhur me gjithë këto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat