Kryetari i Vushtrrisë shpreh keqardhje për sulmin nga qentë endacak ndaj 8 vjeçarit

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë shpreh keqardhje për sulmin nga qentë endacak ndaj 8 vjeçarit

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 22:37
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shprehur keqardhjen e tij për sulmin që i ka ndodhur nga qentë endacak 8 vjeçarit L.I., te varrezat e qytetit në rrugën “Kadri Dushi”.

Tahiri ka treguar po ashtu se ende nuk kanë marrë asnjë mjet për të trajtuar qentë endacak, ani pse Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës është dashur të dërgojë kaherë një raport komunës për këtë qëllim.

“Më vjen shumë keq për këtë rast. AVUK-Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës ka marrë përsipër trajtimin e qenve endacak në tërë Kosovën dhe për këtë qëllim i janë ndarë 1.5 milion euro nga Qeveria e Kosovës. Ne nuk kemi pranur asnjë raport si Komunë nga AVUK dhe jemi të shqetësuar sepse numri i qenve endacak po rritet e projekti si duket nuk ka pasur efekt. Sikur këto mjete ti ishin ndarë komunave me siguri ishim kanë shumë më efikas. Komuna ka kontratë me një kompani për teajtim të qenve endacak, por numri i tyre po shtohet dhe duhen mjete shtesë nga niveli qendror per kete qëllim”, ka thënë Tahiri.

Sipas kontratës që komuna e Vushtrrisë ka trajtuar 150 qenë endacakë deri vitin e kaluar. Çmimi për një qen është 33 euro. Viti 2019 duket të ketë pasur vonesa. Si duket kjo edhe si pasojë e vonesave në Ligjin për buxhet dhe ndarjes së mjeteve.

Bëhet e ditur fëmijët e tjerë, shokë të L.I., kanë arritur të e shpëtojnë. Nëna e djalit, Luljeta Ismajli ka paralajmëruar se do të ankohet në Komunë për problemet me qentë endacak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat