Tahiri: Haradinaj e ka lidhur fatin politik me taksën - Bota Sot
Tahiri: Haradinaj e ka lidhur fatin politik me taksën

Kosova

Tahiri: Haradinaj e ka lidhur fatin politik me taksën

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Ramush Haradinaj

Analisti politik Ramush Tahiri, pohoi se taksa prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina duhet të largohet.

“Taksa është mjet politik jo i popullarizuar. Taksa duhet të pezullohet dhe t’i jepet shansë dialogut. Nuk mund të zyrtarizohet një masë e tillë si normale në marrëdhënie ndërkombëtare”.

“Duket se Haradinaj e ka lidhur fatin e vet politik me këtë taksë. Mirëpo nuk është shumë praktik, sepse një politikë çfarë po e zhvillon Kosova tash e disa muaj po ta zhvillonin të gjitha vendet atëherë nuk ka bashkëpunim ndërkombëtar. Kosova i ka vënë para aktit të kryer BE-në dhe Serbinë”.

Ai gjithashtu tha se në një situatë të tille ku ka kundërshti për heqjen e taksës brenda spektrit politik kosovar, duhet të shkohet në zgjedhje.

Tahiri në Sytë 7 komentoi edhe pozicionet e Gjermanisë dhe SHBA-ve karshi idesë së korrigjimit të kufirit.

“Gjermania e ka konceptin që nuk dëshiron shtete etnike dhe konsideron që Evropa nuk është e shteteve etnike”.

“SHBA-të konsiderojnë se njëherë e përgjithmonë zgjidhet problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë nëse këto dy vende bëjnë përkufizimin etnik, ngase konsiderojnë se të gjitha luftërat kane ardhur si pasojë e pretendimeve territoriale dhe besojnë se nuk do të kishte probleme të tensioneve etnike”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...