Prokuroria jep detaje rreth vetëvrasjes së 25-vjeçarit në Gjilan - Bota Sot
Prokuroria jep detaje rreth vetëvrasjes së 25-vjeçarit në Gjilan

Kosova

Prokuroria jep detaje rreth vetëvrasjes së 25-vjeçarit në Gjilan

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Gjilanit i ka thënë Gazetës Express se një 25-vjeçar është gjetur i varur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Në momentin kur Prokuroria është njoftuar për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes Prokurori kujdestar, policia dhe mjeku. Është vërtetuar se ai ka kryer vetëvrasje. Është gjetur i varur në katin e tretë të shtëpisë. Ka kryer vetëvrasje me litar”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

”Pas shikimit të vendit të ngjarjes, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë me u dërgu në institutin e mjekësisë ligjore për kryerjen autopsisë”, ka shtuar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...