Rreziku nga qentë endacak, sulmohet një 16 vjeçar nga Malisheva - Bota Sot
Rreziku nga qentë endacak, sulmohet një 16 vjeçar nga Malisheva

Kosova

Rreziku nga qentë endacak, sulmohet një 16 vjeçar nga Malisheva

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Në fshatin Shkozë të Malishevës, është sulmuar nga qentë endacak 16 vjeçari A.B.

Pas plagëve të marra, i riu është dërguar në Emergjencën në QKMF “Shpëtim Robaj”, për të marrë ndihmën mjekësore.

Media ka kontaktuar me doktorin Nuhi Morina, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – QKMF, në Malishevë, i cili e ka konfirmuar rastin, dhe sipas tij të lënduarit A. B iu është dhënë udhëzimi për në Klinikën Infektive.

“Është bërë fashimi i plagëve të marra. Gjithashtu i është ofruar udhëzimi për në Klinikën Infektive”, ka përfunduar Morina.

Në anën tjetër, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Malishevës, Liridon Hoti, ka thënë se Komuna e Malishevës trajtimin e qenve endacak po e bën edhe përmes vaksinimit.

“Më herët, qentë endacak janë trajtuar në mënyra të tjera, të cilat tani janë të ndaluara me ligj. Komuna e Malishevës, trajtimin e qenve endacak e bën në mënyra të tjera si vaksinimi apo procedurat e tjera”, ka përfunduar Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...