E quajti diktator e ngelq, Lladrovci paditë Drenorin dhe i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim - Bota Sot
E quajti diktator e ngelq, Lladrovci paditë Drenorin dhe i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim

Kosova

E quajti diktator e ngelq, Lladrovci paditë Drenorin dhe i kërkon 20 mijë euro dëmshpërblim

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 09:43
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë edhe një padi kundër shpifjes dhe fyerjes në Gjykaten Themelore në Prishtinë.

Ai ka deponuar padinë e radhës kundër Xhavit Drenorit.

“Më datën 08.02.2019, i padituri z.Xhavit Drenori në llogarinë e tij personale në rrjetin social facebook, ka postuar një shkrim ku më fyen e më ofendon rëndë, duke më krahasuar me diktatorët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave”, thuhet mes tjerash në padinë e Lladrovcit.

Sipas tij, Drenori ka shpifur edhe për shkollimin e tij.

“Me shkollë të mesme (i ngelur e përjashtuar ‘për të mira’, e duke blerë diplomë të shkollës së mesme në Suhareke)”, thuhet tutje në padi. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...